25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Sot mbledhje e Asamblesë Socialiste, ja takimet e Ramës në 2 ditët e ardhshme

Ministrat e Ramës duket se do t’i shpëtojnë valës së ndryshimeve në verë. Kryeministri Edi Rama mësohet se do të zhvillojë me 27 dhe 28 korrik mbledhjen e përvitshme me ministrat, të raportimit për punën që kanë kryer gjatë këtyre tetë muajve.

Kësaj here ajo do të mbahet në Tepelenë. Puna e çdo ministri do të analizohet pas ato të paraqesin mbi raportin mbi objektivat e arritura. Praktika ka treguar se vetëm për kryerjes së kësaj analize, Rama mund të ketë ndërmarrë vendime për ndryshime në kabinetin qeveritar.

Nisur nga këto zhvillimet Asambleja e PS-së që mbahet pasditen e sotme (26 Korrik) do të fokusohet vetëm në analizën e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Analiza e zgjedhjeve do të jetë edhe vlerësim për 12 të deleguarit politik të qarqeve. Zgjedhjet e 14 majit shënuan një fitore të 58 bashkive, duke fituar për herë të parë bastionet e demokratëve si Shkodra dhe Tropojën.

PS ndërkohë që pas emërimit të Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, i duhet të gjejë edhe një kryetar të grupit parlamentar të PS-së. Aktualisht këtë detyrën e ushtron zv.kryetari Toni Gogu. Fjala e kryesocialistit Edi Rama pritet të shihet edhe si një sinjal mbi zhvillimet më të fundit brenda kampit të mazhorancës, e cila është tronditur së fundmi nga kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj me 3 akuzat për korrupsion.

Nga kjo Asamble do të kuptohet nëse Rama do të kërkojnë ndryshimin ose jo të qeverisë në shtator, kur nis dhe sesioni i ri i Parlamentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...