34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

SPAK dërgon për Gjykim çështjen ndaj grupit të akuzuar për pastrim parash sëbashku me ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar më 23 tetor 2024 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.18/2023, duke akuzuar të pandehurit Besjan Ramaj, Leonard Ramaj dhe Ardjan Malasi për pastrim parash dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal. Ndërkohë, Rajmonda Dashi akuzohet për bashkëpunim në këtë aktivitet.

Sipas dokumenteve të siguruara nga autoritetet belge, të pandehurit Besjan dhe Leonard Ramaj janë dënuar më parë nga gjykatat belge për veprimtari të lidhura me trafikimin e narkotikëve, ndërsa Besjan Ramaj është dënuar për të njëjtat vepra edhe në Norvegji në vitin 2012.

Hetimet tregojnë se grupi ka qenë i angazhuar që prej vitit 2010 në aktivitete të paligjshme për pastrimin e të ardhurave, përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, shitblerjes së pronave dhe transaksioneve financiare fiktive. Në këtë skemë, shoqëria “Ledio 04” sh.p.k. ka qenë një nga instrumentet kryesore për përfshirjen e parave të padeklaruara në ekonomi.

Në kuadër të hetimeve, janë sekuestruar:

1. 12 apartamente në Fier,
2. Një dyqan prej 300m² në Fier,
3. Një ullishte prej 5,200 m² në Mallakastër,
4. Katër apartamente në Tiranë,
5. Tre ambiente me funksion garazh në Tiranë,
6. Një shoqëri tregtare,
7. Dy automjete.

SPAK deklaroi se hetimi përfshinte bashkëpunimin me autoritetet belge dhe norvegjeze për të siguruar informacion lidhur me aktivitetin kriminal të të akuzuarve. Gjithashtu, organet hetimore kanë vënë në dukje përdorimin e metodave të sofistikuara për fshehjen e origjinës së parave, përmes lëshimit të faturave fiktive dhe krijimit të transaksioneve të fshehta bankare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...