7.5 C
Tiranë
Friday, February 6, 2026
spot_img

SPAK mbyll hetimet për Benet Becin, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thirrur këtë të premte kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, për t’i komunikuar zyrtarisht mbylljen e hetimeve ndaj tij.

Beci është marrë i pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike”, së bashku me shtatë persona të tjerë, në lidhje me tenderin me objekt “Zhvillimi strategjik i sektorit energjetik”, një projekt kërkimor me fond rreth 700 mijë euro.

Hetimet lidhen me procedurën e zhvilluar në vitin 2019, ku sipas SPAK janë konstatuar abuzime në procesin e tenderimit. Për këtë çështje është marrë e pandehur edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. Ruko është paraqitur në SPAK javën e kaluar, ku ka marrë dijeni për mbylljen e hetimeve dhe ka firmosur aktet përkatëse.

Përveç Benet Becit dhe Adelës Ruko, të pandehur në këtë dosje janë edhe Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti.

SPAK bën me dije se Benet Beci është hetuar në gjendje të lirë, ndërsa vepra penale për të cilën akuzohet dyshohet se është kryer në periudhën kur ai mbante detyrën e titullarit të KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare), përpara se të zgjidhej kryebashkiak i Shkodrës.

Me mbylljen e hetimeve, pritet që Prokuroria e Posaçme të vendosë në vijim për dërgimin ose jo të çështjes për gjykim në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt martesës: ceremonia pritet së shpejti

0
Pas një periudhe të gjatë lidhjeje dhe stabiliteti publik, Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin hapin më të rëndësishëm në historinë...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu në Reanimacion pas problemeve me frymëmarrjen

0
Tiranë – Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) pas komplikacioneve shëndetësore...

Tragjedi në Itali: Katër anëtarë të familjes shqiptare humbin jetën nga rrjedhja e gazit...

0
Lucca, Itali – Janë zbardhur detaje të reja për tragjedinë që goditi një familje shqiptare në qytetin italian të Luccas, ku katër anëtarë humbën...

“Evropa mund të mbrohet vetëm brenda NATO-s” – Mediu në Forumin e Sigurisë në...

0
Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar nga kryetari i Partisë...

Taulant Kondi emërohet drejtor i ri i Policisë Bashkiake Vlorë

0
Pas më shumë se një muaji pa drejtues të emëruar, Policia Bashkiake e Vlorës ka një lider të ri. Taulant Kondi është zyrtarisht emëruar...