26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zelensky falënderon liderët evropianë pas marrëveshjes për financimin e Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar sot udhëheqësit evropianë pas arritjes së marrëveshjes për financim të mëtejshëm për Ukrainën, e cila ndodhet nën agresionin rus që prej shkurtit të vitit 2022.

Në një reagim në platformën X, Zelensky e cilësoi vendimin si një mbështetje kyçe për vendin e tij. “Kjo është një mbështetje e rëndësishme që vërtet forcon qëndrueshmërinë tonë”, shkroi ai, duke theksuar gjithashtu rëndësinë që asetet ruse të mbeten të palëvizshme dhe që Ukraina të ketë garanci financiare për vitet në vijim.

Pas disa muajsh mosmarrëveshjesh dhe negociatash intensive, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian arritën një kompromis në orët e para të mëngjesit për financimin e Ukrainës për dy vitet e ardhshme. Megjithatë, BE-ja nuk ndërmori ende hapin e diskutueshëm të përdorimit të drejtpërdrejtë të aseteve të ngrira ruse.

Sipas marrëveshjes së arritur, Ukraina do të përfitojë një kredi pa interes në vlerën e 90 miliardë eurove. Në rast se Rusia nuk paguan kompensimin për dëmet e shkaktuara nga lufta, asetet ruse të ngrira në Bashkimin Evropian do të përdoren për shlyerjen e kësaj kredie.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ishte ndër liderët që kishin kërkuar fillimisht përdorimin e drejtpërdrejtë të fondeve të bankës qendrore ruse, të ngrira kryesisht në Belgjikë, për të ofruar kredi deri në 210 miliardë euro për Ukrainën. Megjithatë, kjo ide mbetet ende e debatueshme brenda bllokut evropian.

Marrëveshja e fundit shihet si një hap i rëndësishëm politik dhe financiar në mbështetjen e Ukrainës, në një moment kritik të konfliktit me Rusinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...