28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

SPAK sekuestron një tjetër vilë të Arben Ahmetaj

SPAK ka sekuestruar edhe një vilë në zonën e Hamallajt në kuadër të hetimeve për ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Kujtojmë se, më herët gjatë ditës së sotme, për llogari të hetimit të nisur nga SPAK nga ish- zv. kryeministrit Arben Ahmetaj është sekuestruar një vilë në zonën e Palasës.

SPAK ka dyshime se vila i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt, por sipas burimeve, vila rezulton e regjistruar në emër të një personi tjetër.

Arben Ahmetaj është nën akuzë për katër vepra penale: “shpërdorim detyre”, “korrupsion”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Sekuestrohet vila e ish-gruas së Arben Ahmetajt në Palasë
Kontrolli i BKH në shtëpitë e ish-gruas dhe partneres së Ahmetajt. Disa ditë më parë, Agjentët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit kanë kryer kontrolle në banesën e partneres së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe në banesën e ish-bashkëshortes së tij.

Në banesën e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm, ndërsa në banesën e bashkëjetueses është gjetur një shumë parash kesh. Në të njëjtën banesë janë sekuestruar edhe disa kontrata dhe dokumente shkresore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...