25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Studimi i ri , cigaret elektronike mund t’ju ndihmojnë të lini duhanin

Një artikull i botuar në revistën “Nature Medicine” përpiqet të bëjë një bilanc të situatës dhe të arrijë në përfundime bazuar në fakte.

Autorët komentojnë provat e disponueshme nga studimi i kryer nga “Cochrane Library”, që nënvizon se ekziston një nivel i lartë sigurie për efektivitetin e cigareve elektronike në arritjen e normave dukshëm më të larta të lënies së duhanit, kundrejt terapisë zëvendësuese me nikotinë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se përdorimi i cigareve elektronike ka bërë të mundur uljen e shitjes së cigareve tradicionale shumë më shpejt se në të kaluarën. Ekzistojnë gjithashtu prova që politikat që kanë kufizuar përdorimin e cigareve elektronike kanë rritur, pa dashur, pirjen e cigareve tradicionale.

Raporti rrezik/përfitim

Cigaret elektronike nuk janë produkte me zero risk, por sasia e provave deri më tani tregon se ato janë sigurisht më pak të rrezikshme se cigaret tradicionale dhe kjo është gjithashtu e vërtetë në terma afatgjatë, duke pasur parasysh se aerosoli i tyre përmban nivele të substancave të dëmshme ose potencialisht të dëmshme deri në 95% më pak se tymi i cigares. Rreziku absolut në sistemin kardiovaskular, pulmonar dhe riprodhues ekziston, por duhet të krahasohet gjithmonë në raport me rrezikun dukshëm më të lartë të pirjes së duhanit.
Duhet theksuar se cigaret elektronike nuk janë të njëjta me produktet që përdorin teknologjinë e ngrohjes. Këto pajisje të kontrolluara dhe sofistikuara përdorin teknologjinë e ngrohjes dhe jo asaj me djegie duke shmangur ndezjen e zjarrit, krijimin e hirit apo tymit. Në këtë mënyrë gjenerohet një mbetje aerosoli e cila përbëhet nga një sasi shumë më e ulët e kimikateve të dëmshme, duke reduktuar riskun e ekspozimit ndaj substanace të dëmshme siç është katrani.

Politika kontradiktore shëndetësore

Autorët e artikullit përmbledhin qasjet në disa vende të ndryshme, ku politikat shëndetësore varjojnë nga kufizimet në shijet e cigareve elektronike, deri te ndalimet e plota të shitjes së cigareve elektronike, si dhe nga rregulloret e marketingut, tek kufizimet e përmbajtjes së nikotinës dhe taksat e pajisjeve vape deri te ligjet për moshën minimale të shitjes.
Përfundimet

Ndërsa cigaret elektronike mund të përbëjnë rrezik për varësinë ndaj nikotinës për disa të rinj, tek duhanpirësit e rriturit tashmë të varur nga cigaret tradicionale, ato shërbejnë gjithashtu si një alternativë e rëndësishme dhe më pak e rrezikshme.

Natyrisht, cigaret elektronike nuk janë zgjidhja përfundimtare për t’i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga pirja e cigareve, por ato mund të kontribuojnë ndaj këtij qëllimi në shëndetin publik. Megjithatë, pranimi i nxitjes së cigareve elektronike si një mjet për ndërprerjen e cigareve tradicionale ka të ngjarë të varet nga përpjekjet e vazhdueshme për të reduktuar aksesin dhe përdorimin e këtyre produkteve nga të miturit që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...