12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Sulm me armë ndaj CFO Pharma, qëllohet me breshëri godina e biznesmenit Nadir Çausholli

Një sulm me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës, ku shënjestër ka qenë ndërtesa e kompanisë farmaceutike CFO Pharma, në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli.

Sipas burimeve, godina është qëlluar me rreth 20 plumba automatiku, duke shkaktuar dëmtime të dukshme në fasadën e saj. Pamjet nga vendngjarja tregojnë gjurmë të shumta plumbash në pjesën e përparme të ndërtesës.

Ngjarja ka ngritur shqetësim të madh, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e sulmit, por deri tani nuk ka të dyshuar apo të arrestuar.

Biznesi CFO Pharma ndodhet në zonën e Kasharit, pranë autostradës, dhe është një nga kompanitë e njohura farmaceutike në vend. Autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë dhe po hetojnë nëse sulmi ka lidhje me ndonjë konflikt të mëparshëm apo është një akt i drejtpërdrejtë intimidimi ndaj biznesmenit Çausholli.

Hetimet vijojnë për të zbuluar autorët dhe motivin e sulmit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...