9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Sulmi ndaj “Prestige Resort”- Bardhi në PE: “Kërkoj ta dënojmë këtë sulm të qeverisë ndaj medias dhe lirisë së medias”

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë diskutimeve në Parlamentin Europian  ka ngritur si shqetësim sulmin e paprecedent të qeverisë ndaj “Prestige Resort”.

Bardhi ka deklaruar se pa asnjë paralajmërim dhe është ndërhyrë në mënyrë brutale ne shëmbjen e këtij biznesi.

Demokrati ka theksuar para eurodeputetëve se ky është një rast i përsëritur ndaj grupit mediatik, i cili ka qene kritik ndaj maxhorancës në pushtet.

“Sot, ne nje rast te perseritur, autoritetet shqiptare, perfshire forca te shumta policie, pa asnje paralajmerim, kane nderhyre dhe po shkaterrojne bizneset ne pronesi te themeluesit dhe drejtuesit te Fokus Media, qe perfshine televizionin me te madh informativ ne vend News 24,  portalin me te madh ne vend Balkanweb, dhe gazetes me te madhe ne vend Gazetes Panorama.

Ky grup mediatik e ka konsideruar kete nderhyrje si te paligjshme, brutale, dhe qe behet si nje hakmarrje ndaj linjes editoriale qe eshte mbajtur gjate kesaj kohe. Ne fakt per ne si opozite, keto media kane qene nje dritare objektive e informimit te publikut, ku ka patur edhe investigime apo lajme kritike ndaj Qeverise.

Une mbeshtes pa asnje dyshim zbatimin e barabrate te ligjit per te gjithe, por ne rastin konkret dyshimi i arsyeshem eshte qe nderhyrja ne bizneset e pronarit te nje prej grupeve mediatike me te rendesishme ne Shqiperi, behet si forme ndeshkimi, presioni politik dhe tentative frikesimi ndaj medias.

Une kerkoj ta denojme kete sulm te qeverise ndaj medias dhe lirise se medias, si dhe ti kerkojme urgjentisht autoriteteve shqiptare te ndalin presionin ndaj medias, te ndalin veprimet arbitrare, dhe te bejne transparence te plote te ketij rasti. Nderhyrja nuk eshte shoqeruar me asnje dokument zyrtar qe justifikon nderhyrjen. Dhe kjo eshte e patolerueshme dhe shume shqetesuese. Kur kjo i ndodh nje grupi te madh mediatik, cfare mund te pretendojme qe të ndodh me nje gazetar te thejshte.

Qeveria duhet te beje transparence menjehere dhe ti nenshtrohet rregullave te shtetit ligjor, te pres sistemin e drejtesise dhe vendimet e tij, dhe te zbatoje ligjin dhe vendimet”, ka deklaruar Gazment Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...