15.5 C
Tiranë
Saturday, September 28, 2024
spot_img

Sulmi ndaj Sali Berishës, Alibeaj: “Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse”

Enkelejd Alibeaj ka dënuar sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme në Bulevard.

Në një reagim në Twitter, Alibeaj thotë se incidenti duhet të zbardhet menjëherë.

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik.

Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri.”, thotë Alibeaj.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT