20.1 C
Tiranë
Monday, July 6, 2026

Sulmi në Kharkiv/ Plagosen 6 persona mes tyre një fëmijë, rusët tentojnë të vrasin Guvernatorin

Qendra e Kharkivit është goditur nga raketat ruse. Në mëngjesin e së martës është thënë të jenë shënjestruar zyrat qeveritare në Sheshin Liria në qendër të qytetit.

Në disa pamje në rrjetet sociale shihet sesi raketat godasin ndërtesën e administratës rajonale.

Të paktën gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë pas sulmit rus në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ndërsa raportohet se objektivi i kësaj ofensive ka qenë guvernatori i qytetit.

Sipas pamjeve të publikuara duket se si shpërthimi ka shkatërruar një ndërtesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës (MOFA) dhe zyrtarë të qeverisë ukrainase.

“Rusia po bën luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Vret civilë, shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha që tani qëllohen nga raketat e saj”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Twitter të martën, duke shpërndarë një video që tregon atë që duket të jetë një sulm me raketa në ndërtesën e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv.

Një video e postuar nga Kostiantyn Nemichev, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Kharkiv, tregoi pasojat e sulmit të supozuar, duke përfshirë pjesën e brendshme të ndërtesës e cila ishte kthyer në rrënoja.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...