23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Tabaku: Ja kush duhet të vihet tjetër në pranga për aferën e inceneratorëve

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka reaguar pas arrestimeve të SPAK në lidhje me inceneratorët.

Ajo tha se është për tu përshëndetur por thekson se kjo nuk është e mjaftueshme.

“Kushdo që ka qenë i interesuar për aferën e inceneratorëve, sot ka pasur një zhvillim të ri, një zhvillim i parë në drejtim të punës së komisionit hetimor, është shpresëdhënës. Nuk është e mjaftueshme. Në gjykimin tonë, sot me lëvizjet dhe ndalimet e incenerataorit të Fierit, ka pasur një hap përpara.

Ky hap nuk është i mjaftueshëm. Pas një pune 4 mujore të Komisionit Hetimor, pas 11 kallëzimeve të dorëzuara në SPAK, pas një raporti prej 120 faqësh me 112 fakte që tregojnë lidhjen në aferën prej 430 milionë eurove ku janë përfshirë, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, SPAK ka reaguar duke arrestuar disa zyrtarë duke përsëritur akuzat ndaj ish-Ministrit Lefter Koka. Nuk është e mjaftueshme.

Presim që SPAK të tregojë guxim dhe të reagojë ndaj njerëzve me pushtet. Presim që SPAK të tejkalojë përtej pushtetit poolitik dhe të bëjë detyrën për të cilin e kemi votuar.

Në njoftimin që mora nga SPAK janë çuar ashtu siç kemi kërkuar, janë arrestuar disa persona, Pëllum Abeshi, Florian Muçaj është zotëria që ka dëshmuar në komisionin hetimor administrator i ALb Petrolit.

Arenc Myrtezani, ish-administratori i kompanisë së Fierit. Sabina Cenameri dëshmoi e para, ishte e stresuar dhe Etleva Kondi që ka qenë anëtare e komisionit të Fierit.

Pra përgjegjësitë e këtyre individëve nuk janë të ndara. Në inceneratoerin e Fierit që të jetë e plotë me përgjegjësi të plotë duhet njëkohësisht dhe sipas kallëzimit që PD ka bërë të vazhdohet dhe me shtetasin Armando Subashi”, tha Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...