34.6 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Tabaku takim e Delegatin e SHBA për Mekanizmat e Mbikëqyrjes së Investimeve të Huaja në Shqipëri

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka qenë e pranishme në një konferencë mbi Mekanizmat e Mbikëqyrjes së Investimeve të Huaja në Shqipëri, ku diskutimet kanë përfshirë dhe Delegatin e SHBA-së, të udhëhequr nga David Wisner.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson rëndësinë e masave parandaluese për investimet nga vendet jo miqësore me Shqipërinë, të cilat shpesh paraqesin një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe NATO-n. Ajo vlerëson se Shqipëria duhet të ketë legjislacion dhe mënyra për të parandaluar këto ndërhyrje.

Postimi i plotë i deputetes së PD, Jorida Tabaku:

“Kënaqësi të isha pjesë e konferencës për Mekanizmin e Mbikqyrjes së Investimeve në të cilën pata mundësinë të diskutoja përpara Departamentit të Shtetit mbi Byronë dhe Çështjet Ekonomike në SHBA, charges d’affair të SHBA z. Wisner dhe kolegë të parlamentit mbi rëndësinë e mjeteve dhe mënyrave për të ruajtur sigurinë tonë kombëtare nga sulmet dhe goditjet e furishme të vendeve armiqësore me ne.

Një nga mënyrat se si mund t’ia arrijmë kësaj është duke implementuar politika dhe forma të testuara në Bashkimin e Europian dhe SHBA për të hetuar me kujdes çdo propozim të huaj që na vjen në sektorët kyç të ekonomisë dhe pasurive tona kombëtare.

Na duhet të mbrojmë vendin tonë nga rreziqet e ndikimeve malinje të vendeve jo miqësore. Një Shqipëri e fortë do të thotë një rajon i fortë. Një Shqipëri e suksesshme do të thotë një shoqëri më pranë qëllimeve tona gjeostrategjike.”

Pjesëmarrja e deputetes Tabaku në këtë konferencë shpreh përkushtimin për të ruajtur sigurinë dhe integritetin ekonomik të Shqipërisë nga ndikimet e vendeve armiqësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...