23.2 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Takimi i Begajt me Bylykbashin/Balla:” Është e drejta e deputetit, ne jemi gati të fitojmë zgjedhjet lokale”

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka dalë nga vizita që ka mbajtur presidencë me Bajram Begajn me të cilin ka folur lidhur me datën e zgjedhjeve lokale.

Balla tha se PS nuk kishte dhënë një datë konkrete për zgjedhjet, duke shtuar se ishin gati t’i fitonin ato kurdo që të mbaheshin.

I pyetur mbi takimin e Bylykbashit me Begajn, Balla tha se kryetarë të grupeve parlamentare të opozitës ishin Alibeaj, Dode dhe Mediu, por shtoi se çdo deputet kishte të drejtë të takohej me presidentin.

Balla: Folëm për shumë çështje që përfshijnë kompetencat e presidentit të republikës. Mendoj se të gjitha palët politike duhet të respektojnë kompetencat e presidentit për datën e zhvillimit të zgjedhjeve. Një gjë është e siguritë, zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill-15 maj. Ne nuk kemi qenë të prerë për një sugjerim tonin për këtë datë. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhje dhe natyrisht edhe t’i fitojë ato.

Unë nuk di kë ka pritur zoti Begaj se nuk mbaj regjistrin e cilit hyn dhe cilit del nga presidenca. Unë di që të gjitha autoritetet në këtë vend respektojnë ligjin dhe vendimet e gjykatës. Në këtë këndvështrim unë mendoj se në kuvendin e Shqipërisë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, janë Mediu, Alibeaj dhe Doda. Tradita përfshin konsultimin me kryetarët e grupeve parlamentare.

Pastaj nëse deputetë të caktuar kërkojnë takime me presidentin e republikës, për këtë pyetni vetë presidentin. Nuk jam punonjës i protokollit të presidencës. Për mua e rëndësishme është që presidenti i Republikës e ka kthyer presidencën në normalitet.

PS do marrë pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe jam i sigurtë për një rezultat të shkëlqyer të PS-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...