34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Taulant Balla: Presidentin duam ta zgjedhim në raundin e katërt, 74 mandate i kemi

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për djegien e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, shkruan newsbomb.al. Por duket se socialistët e kanë gati emrin dhe në raundin e katërt me gjasë vendi do të ketë një President të ri të Republikës.

“Në raundin e katërt PS do të propozojë një kandidat/e në varësi të një procesi që jemi duke e vijuar që prej 28 marsit. Përgjatë këtij procesi ne kemi identifikuar dhe vazhdojmë të identifikojmë kandidatura potenciale që përmbushin kërkesat që shqiptarët kanë”, u shpreh Balla.

Para gazetarëve jashtë Kuvendit të Shqipërisë, kreu i Grupit të PS u shpreh se edhe pse Kushtetuta ka përcaktuar pesë raunde dhe dy të fundit i takojnë socialistëve, emri i Presidentit të ri mund të kalojë edhe vetëm në atë të parafundit.

“Ne kemi 74 mandate në Kuvend. Nesër do të kemi një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, në orën 14.00, dhe do marrim kohën e nevojshme për të propozuar nesër raundin e katërt. Shpresoj që raundi i katërt të jetë dhe raundi i fundit i zgjedhjes së Presidentit”, vijoi Taulant Balla, shkruan newsbomb.al.

Megjithatë, Balla tregoi se ka një mundësi edhe për kolegët opozitarë që të përfshihen në këtë proces, që Presidenti i ri të mos jetë vetëm i PS por i të gjithë shqiptarëve. “Do diskutojmë me grupet parlamentare në Kuvend që të kemi një votim sa më të gjerë, të marri përtej 3/5”, tha ai.

Pjesë nga fjala e kreut të Grupit të PS:

Ne i qëndruam angazhimit tonë për të pritur një propozim konkret nga opozita në tre raundet e para. Ne u angazhuam që nuk do kishim një propozim tonin, me shpresën se opozita do merrte përgjegjësinë për të propozuar kandidatura në këtë proces.

Ne nuk do ta lemë vendin pa President dhe do të propozojmë duke ndjekur parimet e një procesi dhe dëshira jonë është të dialogojmë me gjithkënd. Kushtetuta ka përcaktuar një mekanizëm zhbllokues në raundin e katër dhe të pestë.

Ne kemi pasur gjithë gadishmërinë për t’u ulur me opozitën. Në asnjë moment të vetëm nuk kemi marrë asnjë propozim me një emër konkret. Ne do vazhdojmë të kërkojmë komunikim, dialog me të gjithë deputetët e grupeve parlamentare të opozitës, me qëllim që të sigurojmë mbështetje konsensuale.

Në raundin e katërt PS do të propozojë një kandidat/e në varësi të një procesi që jemi duke e vijuar që prej 28 marsit. Përgjatë këtij procesi ne kemi identifikuar dhe vazhdojmë të identifikojmë kandidatura potenciale që përmbushin kërkesat që shqiptarët kanë.

Që Presidenti në 5 vitet e ardhshme të jetë një president konsensual, jo i PS por i të gjithë shqiptarëve. Ne kemi 74 mandate në Kuvend. Nesër do të kemi një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, në orën 14.00, dhe do marrim kohën e nevojshme për të propozuar nesër raundin e katërt.

Shpresoj që raundi i katërt të jetë dhe raundi i fundit i zgjedhjes së Presidentit. Kushtetuta përcakton pesë raunde, por ky proces mund të përmbyllet edhe në raundin e katërt. Do diskutojmë me grupet parlamentare në Kuvend që të kemi një votim sa më të gjerë, të marri përtej 3/5.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...