25.2 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Të shtëna me armë kanë tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Lezhë, ja kush ishte qëllimi i autorëve

Të shtëna me armë kanë tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Lezhës.

Burimet bëjnë me dije është qëlluar nga një makinë në drejtim të një personi që po udhëtonte në Foristradë Mercedes Benz tip ‘ML’. Si pasojë e të shtënave me armë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Shënjestër kanë qenë një 28-vjeçar nga Miloti me mbiemrin Preci, teksa në makinë ka qenë edhe një person tjetër. Ndaj tij është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht Preçi dhe pasagjeri u kanë shpëtuar plumbave.

Bëhet me dije se autoret janë larguar në drejtim të Laçit me një makinë tip “Audi” ngjyrë gri. Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...