24.8 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Të shtëna me armë në jahtin luksoz në Palasë, shoqërohen dy persona – mes tyre një ish-polic dhe një shqiptaro-amerikan

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Palasë, ku forcat e Policisë kanë ndërhyrë pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në bordin e një jahti luksoz.

Pas sinjalizimit, efektivët e Policisë Kufitare, të mbështetur nga forcat speciale, kanë rrethuar mjetin lundrues dhe kanë nisur menjëherë veprimet hetimore.

Sipas burimeve paraprake, dy persona që dyshohet se kanë lidhje me incidentin u larguan nga jahti me një gomone, por u ndaluan nga policia sapo dolën në breg.

Mes personave të shoqëruar është Astrit Gjonpalaj, ish-punonjës policie dhe aktualisht sipërmarrës, i njohur si pronar i kompanisë turistike “Globus Travel”. Po ashtu është shoqëruar edhe shtetasi shqiptaro-amerikan Astrit Meta.

Burime paraprake bëjnë me dije se të dy ndodheshin në jaht në momentin kur u përdor arma e zjarrit, ndërsa rrethanat e ngjarjes dhe roli i secilit mbeten objekt i hetimeve.

Ndërkohë, jahti është sekuestruar për ekspertim, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së incidentit dhe për të përcaktuar arsyet që çuan në përdorimin e armës në një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit shqiptar gjatë sezonit veror.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...