34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tedi Blushi flet për Korçën: Nuk e pranojmë tradhtinë!

Titulli: “Tedi Blushi Reciton për Korçën: Nuk e Pranojmë Tradhtinë!”

Tedi Blushi ka nisur të recitojë si kryetari i tij, Ilir Meta. Teksa ka zhvilluar një takim në Korçë, Blushi ka ndarë edhe një video teksa reciton “Lumja t’i moj Korça lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule ta paçim përjetë hua”.

Blushi është një nga të besuarit e Ilir Metës, ndërsa ai e ka propozuar edhe si sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.

Mes rreshtave, edhe Blushi shkruan se nuk i pranojnë tradhtarët, akuza këto që janë interpretuar se i drejtohen grupit të Kryemadhit.“Lumja t’i moj Korça lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule ta paçim përjetë hua” Sonte në qytetin tim të lindjes, në Korçën e Rilindjes së vërtetë, të dijes, kulturës, arsimit, patriotizmit dhe vlerave kombëtare, që gjithmonë ka prirë në betejat për Liri.

Sepse siç e thotë aq bukur Markeli: “Që kur kemi lerë, as jemi shitur, as jemi blerë”. Korça ka në zemër Shqipërinë. Nuk e pranon dot tradhtinë, pabesinë, mashtrimin dhe intrigat ndaj Atdheut!

Me delegatët e Korçës që vrapojnë zjarr drejt Konventës Kombëtare historike të 27 Prillit dhe që mezi presin të votojnë për 5 prioritetet kryesore për 4 milion shqiptarë plus”, shkruan Blushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...