20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tension dhe debate në “Big Brother VIP Kosova 3”/Olta Gixhari dhe Rezart Veleshnja: Ti rri aty brenda e tall b*thën, s’ke turp!

Mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP Kosova 3” ishte e mbushur me tension dhe debate mes banorëve. Një nga momentet më të komentuar ishte përplasja verbale mes opinionistes Olta Gixhari dhe Rezart Veleshnjës.

Olta, e njohur për qasjen e saj të drejtpërdrejtë, kritikoi ashpër sjelljen dhe fjalorin e Rezartit, duke e quajtur atë “mashtrues” dhe duke vënë në dukje mungesën e ndjeshmërisë së tij ndaj çështjeve delikate si depresioni. Ajo shprehu indinjatë për faktin se Rezarti kishte kaluar kufirin duke tallur problemet e shëndetit mendor të dikujt tjetër, duke theksuar se kjo ishte një sjellje e papranueshme.

“Ça bën tjetër ti Rezart? Përveçse i thua njerëzve gjithë kohën je i sëmurë, ti nuk merr vesh, ça janë këto fjali që përdor ti?! Këto janë tema shumë delikate dhe ka vërtet njerëz që vuajnë nga sëmundjet mendore, nga depresioni aty jashtë dhe mezi ia dalin çdo ditë. Ti rri aty brenda e tall b*thën, s’ke turp!”, tha Olta, duke iu referuar një debati të mëparshëm që Rezarti kishte pasur me aktorin tjetër, Besfort Daka.

Rezarti nuk qëndroi i heshtur dhe iu kundërpërgjigj Oltës duke përmendur disa situata nga e kaluara e saj, duke theksuar se e njeh prej kohësh, pasi kishin qenë bashkë në shkollë.

“Je mashtrues i paparë, e para për që je mashtrues është problem i yti, por që ti të tallesh me depresionin e dikujt, këtë nuk ta fal dot”, u shpreh Olta, ndërsa debati vazhdoi me tone të larta.

Kjo përplasje e tensionuar ka tërhequr vëmendjen e shikuesve dhe ka bërë që situata mes banorëve të jetë në qendër të diskutimeve për këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...