11.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Tension në veri/ Ana Bërnabiç: “Rritja e gatishmërisë luftarake, për të mbrojtur serbët në Kosovë”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërbaniç, komentoi urdhrin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë serbe.

“Ngritja e gatishmërisë së plotë luftarake do të thotë se ne jemi të gatshëm të reagojmë nëse dikush sulmon serbët në Kosovë”, tha Bërnabiç, më 27 dhjetor.

Ajo akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ka “kërcënuar me heqjen e barrikadave me forcë”.

“Shpresoj se partnerët ndërkombëtarë do të kenë arsye të mjaftueshme për të mos lejuar këtë gjë. Serbët [në Kosovë] janë vetëm duke kërkuar sundimin në bazë të ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha Bërnabiç.

Ajo u pyet nga gazetarët që t’i përgjigjet spekulimeve të disa mediave pro-qeveritare serbe për ekzistencën e forcave të armatosura serbe në Kosovë, Bërnabiq tha se “ata që i kanë përmendur duhet t’i pyesin për këtë gjë”.

E pyetur nëse e dinte se kishte forca të armatosura serbe në Kosovë, Bërnabiç tha se “nuk do të flas për këtë në këtë moment”.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...