6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Reperi që tentoi të vrasë pronarin e hotelit në Tiranë: Isha i pirë, ata më provokuan

Zbardhet dëshmia në polici e reperit Ervin Selita, ose siç njihet me emrin e artit “Vinz” i cili qëlloi me armë zjarri drejt pronarit të një hoteli në Tiranë pas një konflikti që nisi me recepsionistin.

Selita është shprehur se ka qenë klient i përhershëm i këtij hoteli dhe në momentin e konfliktit, ai ka qenë i dehur.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici, ai thotë se nuk e di se çfarë po i kërkonin vajzës me të cilën shoqërohej. Selita pretendon se është provokuar nga pala tjetër, por nuk pati qëllim që t’i bënte keq njeriut.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur! Kisha pirë me parë dhe isha nën efekt alkoolit! Se kuptova se çpo i kërkonin vajzës time! Kam vite që e frekuentoj si hotel dhe ata më njohin shumë mirë! Ata më provokuan por unë nuk pata qëllim t’i bëja gjë të keqe kujt! Nuk e di fiks se çfarë ndodhi” -është shprehur Selita në polici.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një prej hoteleve në kryeqytet. Mësohet se konflikti fillimisht ka nisur me recepsionistin e hotelit i cili i kërkoi kartën e identitetit vajzës me të cilën shoqërohej reperi.

Në konflikt u përfshi dhe pronari i hotelit dhe në këtë moment, Vinz ka nxjerrë armën dhe ka tentuar ta vrasë. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk është lënduar njeri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vitamina D mund të ulë rrezikun e hospitalizimit për infeksione serioze të frymëmarrjes

0
Një studim i madh nga Universiteti i Surrey, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se niveli i ulët i...

Artan Hoxha: “Nëse Rama nuk shkon vetë, agjentët e BKH mund ta thërrasin në...

0
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të marrë deklarime...

Shpresë për pacientët me kancer pankreasi: Terapia e re spanjolle tregon regresion të plotë...

0
Studiuesit spanjollë kanë arritur një përparim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të pankreasit. Një kombinim i tre barnave ka shkaktuar regresion të plotë...

OBSH: Rreziku nga virusi Nipah në Indi konsiderohet i ulët, asnjë përhapje e re...

0
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi këtë të premte se pas konfirmimit të dy rasteve të virusit Nipah në Indi, rreziku i përhapjes mbetet...

Shtypja e tabletave mund të jetë e rrezikshme: Farmacistja britanike paralajmëron për efektet anësore...

0
Shumë njerëz që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave zgjedhin t’i shtypin ato ose të hapin kapsulat për t’i marrë më lehtë, por kjo...