13.5 C
Tiranë
Monday, April 13, 2026
spot_img

“Ik që aty o budall… ka dalë urdhër për t’ju marrë”/ Zbardhen bisedat në Sky ECC, oficeri i policisë në hetim për lidhje me grup kriminal

Detaje tronditëse kanë dalë nga dosja hetimore që implikon një oficer të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.

Bëhet fjalë për Rezart Kuçin, i cili sipas hetimeve ka krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me shtetasin Ervis Matodashaj, i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes për grupin kriminal të Inez Hajrullës. Sipas SPAK, Matodashaj i ka paguar Kuçit shumën prej 1200 eurosh për përdorimin e aplikacionit të enkriptuar Sky ECC.

Në dosje janë përfshirë edhe komunikime direkte mes tyre:

REZART KUÇI: “Fol icik me atë të sky se më mbyllet sot”
ERVIS MATODASHAJ: “Po i shkruajta”

Më pas, Matodashaj i dërgon mesazh një kontakti të paidentifikuar:
Përdorues i paidentifikuar: “O vlla më bëj një ofertë 6 mujore të të nis lekët me fugon se jam në Vlorë”
Përdorues i paidentifikuar: “5 minuta është gati”

Hetimet zbulojnë se oficeri i policisë jo vetëm që ka përfituar pagesa, por ka përdorur aplikacionin për komunikime të lidhura me aktivitet kriminal.

Një tjetër bisedë tregon dijeni për mjete të destinuara për atentate:

REZART KUÇI: “U shkëmbeva me audin. Prandaj”
ERVIS MATODASHAJ: “Me kë aud vlla”
REZART KUÇI: “Me atë audin për atentat, që mban ti. Me targa angleze.”

Sipas hetuesve, kjo bisedë tregon se Kuçi kishte dijeni të drejtpërdrejtë për përdorimin e automjeteve në veprimtari kriminale dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre.

Edhe më i rëndë është fakti se ai dyshohet se ka paralajmëruar persona në kërkim për operacione policore:

REZART KUÇI: “Ik që aty o budall. Se më kanë dhonë urdhër me ardh me ju mor. Hahahahaha… Çdo ti aty? Është alarmu gjithë dynjaja. Vk, se merrem unë po vi aty. Ai boti flet gjë po e pyeta unë… Rri serioz kur të vi unë. Ka dhënë urdhër i madhi. Mos e ça k*rin, se e kam unë situatën në dorë, kujdes rrini serioz mos jepni të njofme. Ik direkt tek shpia jote mos rri rrugëve.”

Në vijim të hetimeve, Kuçi rezulton i përfshirë edhe në organizimin e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në komunikimet e zbardhura, ai diskuton për sigurimin e mjeteve lundruese për transport droge:

REZART KUÇI: “Ke mundësi të gjesh një mjet të madh për punë të forta. Se kam një linjë super që punon gjithë kohës. Jo aty në Shqipëri”
Përdorues i paidentifikuar: “Po e gjejmë. Pilotin e ke ti, dhe për ku, Itali apo Turqi?”
REZART KUÇI: “Jo jo, këndej nga krahu tjetër… Kam një super kontakt këtu në Spanjë… Ta fus në punë e të lë dhe çik hapsirë në ngarkesë… S’besoj të kesh parë punë si kjo ndonjëherë.”

Sipas SPAK, në këto komunikime përmenden plane për transportimin e 3–4 tonëve kanabis, si dhe organizimi i rrugëve të trafikut nga Maroku drejt Spanjës e më pas në Gjermani.

Dosja përfshin edhe episode konkrete të sekuestrimeve të drogës në disa shtete, përfshirë Turqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Gjermaninë, ku dyshohet për përfshirjen e këtij rrjeti.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të çështjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal kompleks.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlora drejt transformimit: parkim nëntokësor me 295 vende në Lungomare, investim mbi 595 mln...

0
Qyteti i Vlora pritet të hyjë në një fazë të re të organizimit urban, me ndërtimin e një parkimi të madh nëntokësor në zonën...

“Nuk e meritonte finalen”, Edisa Demollari komenton Brikenën dhe Mateon: “E kanë lojë”

0
Në rubrikën “Trotuar” në emisionin E Diell, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka komentuar marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, si dhe...

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i balancuar. Është moment i mirë për të përfunduar gjëra që i ke nisur më parë. ♉ Demi Energjia fillon të jetë në...

Parashikimi i motit, e Hënë, 13 Prill 2026

0
Më 13 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe i këndshëm, me tipare tipike pranverore. Gjatë ditës priten kthjellime të shumta dhe...

Vlorë/ 5-vjeçari bie nga ballkoni i banesës, humb jetën në spital

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 5-vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga...