35.9 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Këshilltari i Presidentit në Gjykatën Kushtetuese: U ndërhy në kompetencat e kreut të shtetit, u shkel parimi i ndarjes së pushteteve

Ka rinisur sot në orën 10:00 seanca e Gjykatës Kushtetuese ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta. Pala e Presidentit është paraqitur me një dosje voluminoze, me një mbrojtje të gjatë dhe të detajuar 140 faqe.

Përfaqësuesi ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj ka bërë një përmbledhje të përplasjes së presidentit me Parlamentin gjatë seancës që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese ku do shqyrtohet shkarkimi i kreut të shtetit.

Dervish përmendi rastin e përplasjes me funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ai përmendi ndërhyrjen e Ulsi Manjës, në atë kohë kryetari i Komisionit të Ligjeve duke i kërkuar KED që të mos funksiononte pasi gjyqtarët s’kishin kaluar në Vetingun.

Më pas radha e bojkotit të Parlamentit dhe zëvendësimi i mandateve. Ai tha se nuk lejohet djegia e mandateve në bllok si dhe zëvendësimi s’mund të bëhej.

Më pas përfaqësuesi i presidencës u ndal tek ndryshimet kushtetuese të korrikut që pamundësuan koalicionet parazgjedhore. Sipas tij ato u bënë pa konsensus të gjerë politik dhe forcat opozitare u gjetën të pambrojtura politikisht.

Këshilltar ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj deklaroi në seancë se Presidenti u qëndron deklaratave të 1 korrikut, “Komisioni i Ligjeve shkeli Kushtetutën pasi nuk respektoi asnjë afat”. Ai u shpreh se “vendimi për shkarkimin e Presidentit është realizuar në një periudhë tranzitore për Kuvendit”. Sipas Dervishajt, “Komisioni Hetimor u ngrit në mungesë të një objekti në dispozicion dhe Kuvendi ka ndërhyrë në kompetencat e kreut të shtetit duke shkelur parimin e ndarjes së pushteteve”.

Seanca e 1 shkurtit

Kujtojmë që më 1 shkurt u zhvilluan 11 orë debat dhe në fund Kushtetuesja vendosi ta shtyjë seancën për ditën e enjte.

Më 9 qershor, me 104 vota pro, Kuvendi i Legjislaturës së kaluar vendosi shkarkimin e Presidentit, ndërsa tani duhet një vendim kushtetues që Meta të shkarkohet.

Përpara trupës me shtatë anëtarë të Gjykatës, përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Presidentit mbrojtën qëndrimet e tyre të shprehura përgjatë gjithë kësaj kohe.

Përfaqësuesit e maxhorancës, Taulant Balla dhe Klotilda Bushka, deklaruan se Presidenti duhet të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës, duke mos qëndruar mbi palët para dhe gjatë fushatës, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve me deklarata dhe thirrje të forta dhe duke cenuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Presidentit, Bledar Dervishi dhe Katrin Treska, deklaruan pretendimet e tyre mbi anëtarët e Kushtetueses, legjitimitetin e Kuvendit dhe rrëzimin e çështjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...

Kosova shpall “non grata” ministren serbe Paunoviç, Sveçla: “Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë...

0
Kosova ka shpallur person “të padëshirueshëm” ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke i ndaluar asaj përherë hyrjen apo kalimin...

“Forcat amerikane janë gati për veprim”, nis bllokada detare ndaj Iranit pas urdhrit të...

0
Bllokada e re detare ndaj Iranit ka nisur në orën 23:00 sipas kohës greke, në zbatim të paralajmërimeve të mëparshme të presidentit amerikan Donald...

Spanja në finalen e Botërorit pas 16 vitesh, “La Roja” eliminon Francën me dy...

0
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington, Texas. Skuadra...

Aksident tragjik në Vlorë, automjeti përplas për vdekje 80-vjeçaren në Vranisht

0
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare ka humbur jetën pasi është...