24.7 C
Tiranë
Sunday, August 2, 2026

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me ambulancë pas incidentit

Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje me forcat e policisë gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, i dyshuari tentoi të merrte me forcë disa produkte brenda marketit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur personi i dyshuar shoqërohet me ambulancë, pasi ka mbetur i lënduar gjatë incidentit. Në video shihet gjithashtu se ai ka kundërshtuar me forcë efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilët ndërhynë për ta vënë nën kontroll.

Për shkak të rezistencës së tij, efektivët janë detyruar të qëndrojnë pranë tij edhe brenda ambulancës gjatë transportimit.

Policia po vijon veprimet hetimore për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personit të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna në Peshq më 31 korrik, tre shenjat e zodiakut që pritet të përjetojnë...

0
Hëna kalon në shenjën e Peshqve më 31 korrik, duke sjellë, sipas astrologjisë, një ndikim më të qetë, intuitiv dhe optimist. Me mbylljen e...

Greqia zbulon mbi 2 milionë euro të padeklaruara dhe miliona cigare kontrabandë gjatë kontrolleve...

0
Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) ka publikuar bilancin e kontrolleve doganore për gjysmën e parë të vitit 2026, ku...

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, një drejtues dërgohet në spital

0
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka...

Italia forcon kontrollet kufitare, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së...

0
Italia ka ndërmarrë masa të reja kufitare ndaj Spanjës, pas rritjes së shqetësimeve për flukset migratore dhe sigurinë e hapësirës Shengen. Ministria e Brendshme italiane...

Berisha sulmon reformën territoriale: “Banorët e Poliçanit treguan patriotizëm, duhet të frymëzojnë të gjitha...

0
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke deklaruar se grupi i punës i opozitës në Kuvend ka përgatitur një...