22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Tentuan arratisjen nga burgu i Fierit, gjykata merr vendimin për Dan Hutrën

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Dan Hutra, vrasësin gjakftohtë të tre grave, dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Geraldo Veizaj, Feti Kovaci dhe Martin Kapllanaj. Grupi ishte arrestuar për planifikimin e arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë të Fierit.

Në gjyq, Dan Hutra mohoi lidhjen me ngjarjen dhe planin për t’u arratisur. Megjithatë, autoritetet e drejtësisë e konsiderojnë atë si udhëheqës të planit.

Planifikimi i arratisjes u zbulua nga stafi i burgut para mesditës së 4 janarit. Hutra dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët ishin të burgosur në qeli të ngjitur, kishin përpjekur të hapnin dritaren duke përdorur mjete të improvizuara. Ata kishin gati çarçafët si litarë dhe mjete prerëse të improvizuara.

Dan Hutra në qelinë e tij ngjitur me numrin 15, kishte bërë gati çarçafët e improvizuar si litar. Aty, stafi i burgjeve gjeti edhe mjete prerëse të improvizuara. Nën dirigjimin e Dan Hutrës, të burgosurit, kishin bërë plan të arratiseshin gjatë ndërrimit të turneve të rojeve. Sapo dyert të hapeshin, Dan Hutra do të kalonte në qelinë e miqve vlonjatë e më tej do të vareshin me litar pasi të kishin prerë hekurat e dritares. Por plani u zbuklua në kohë dhe u parandalua arratisja. Si masë ndëshkimi për planin e arratisjes, Drejtoria e Burgjeve ka urdhëruar futjen e tyre në regjimin 41 biss, pa një afat të caktuar.

Dan Hutra, vrasësi i katër grave nga marsi i vitit 2023, është në masë arresti me burg për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e tre të tjera. Martin Kapllani dhe Geraldo Veizi janë arrestuar më parë në nëntor të vitit 2023 për vjedhje, ndërsa Feti Kovaçi ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2023, i akuzuar për vjedhje. Të tre bashkëpunëtorët e Hutrës do të mbeten në burg për kohë të pacaktuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...