7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Tetë trupa të mbytur nxirren nga Lumi Drina pas fundosjes së anijes me migrantë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në lumin Drina, ku tetë trupa të mbytur janë nxjerrë pasi një anije që transportonte disa migrantë u fundos gjatë natës së shkuar. Incidenti ndodhi gjatë përpjekjeve të migrantëve për të kaluar kufirin nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë.

Boris Tërniniq, Drejtori i Administratës Republikane për Mbrojtjen Civile në Republikën Sërpska, konfirmoi se anija u përmbyt pranë qytetit Tegara, në komunën e Bratunacit në Bosnje e Hercegovinë. Sipas tij, disa migrantë arritën të shpëtonin duke dalë në breg, ndërsa pjesa tjetër fatkeqësisht humbi jetën. Kërkimet për të mbijetuar apo trupa të tjerë janë ende në vazhdim.

Lajmi për përmbytjen u konfirmua fillimisht nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, e cila dërgoi menjëherë në vendngjarje pjesëtarë të Policisë dhe të Departamentit për Situata Emergjente të Serbisë. Në kërkimet në lum dhe në brigje po marrin pjesë shërbimet e emergjencës nga të dyja vendet.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, në anije ndodheshin rreth 25 persona. Deri tani, policia dhe shpëtimtarët kanë gjetur 18 persona në breg, përfshirë tre fëmijë. Migrantët që arritën në breg janë ndaluar dhe intervistuar nga Departamenti i Policisë së Zvornikut në Bosnje e Hercegovinë. Sipas të dhënave, ata janë kryesisht nga Maroku.

Policia kufitare e Bosnje e Hercegovinës ka njoftuar se ende nuk dihet se kush ishin personat që tentuan të kontrabandonin migrantët. Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës është informuar për ngjarjen dhe janë duke u marrë të gjitha masat për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie.

Serbia është një nga vendet kryesore në rrugën ballkanike që përdorin migrantët për të kaluar drejt Evropës Perëndimore. Në dhjetë vitet e fundit, të paktën 40 migrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar lumin Drina.

Sipas të dhënave nga Komisariati Serb për Refugjatë dhe Migrim, numri i migrantëve që kalojnë nëpër Serbi ka rënë ndjeshëm vitet e fundit. Në vitin 2024, numri i kalimeve ka qenë 80 për qind më i ulët se në vitin 2023, çka ka çuar në mbylljen e disa qendrave pritëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...