9.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Thellohet bilanci i viktimave nga flakët në Havai, shkon në 55 numri i viktimave nga zjarret

Së paku 1 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit në Havai ka vendosur të ngrijë çmimet për të gjitha mallrat në këtë ishull. Ngrirja e çmimeve do të thotë se mallrat duhet të shiten më të njëjtin çmim që shiteshin para situatës emergjente.

SHBA- Ka shkuar në 55 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në ishullin Maui, në shtetin e Havait ndërsa zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave pritet të rritet.

Së paku 1 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit në Havai ka vendosur të ngrijë çmimet për të gjitha mallrat në këtë ishull. Ngrirja e çmimeve do të thotë se mallrat duhet të shiten më të njëjtin çmim që shiteshin para situatës emergjente.

Masa pritet të jetë në fuqi së paku deri në fund të muajit, dhe përfshin prodhime si ushqimi, uji, akulli, benzina, bateritë, gjeneratorët, materialet e ndërtimit dhe furnizimet mjekësore.

Zyrtarët thonë se do të duhen vite dhe miliarda dollarë që ishulli Havai të ringrihet pas shkatërrimit nga zjarret që prekën anën perëndimore të ishullit. Qyteti turistik historik i Mauit, Lahaina, është bërë kryesisht hi.

Guvernatori Josh Green tha, pasi pa nga afër situatën, se Lahaina “është zhdukur tragjikisht”. Ai tha se “kur të shihni shkallën e plotë të shkatërrimit në Lahaina, do të tronditeni. Duket sikur ka shpërthyer një bombë.”

Guvernatori Green u bëri thirrje pronarëve të hoteleve dhe pronarëve të shtëpive që të strehojnë disa nga banorët të cilëve zjarri u shkrumboi gjithçka.

Ekipet e emergjencës në Lahaina po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar njerëzit që vdiqën në flakë, tha të enjten kryetari i bashkisë Maui, Richard Bissen.

Ai iu lut banorëve që nuk patën dëme në shtëpi nga zjarret, që të mos kthehen atje derisa derisa “të gjenden ata që humbën jetën”.

Tiffany Kidder Winn, një pronare biznesi në Lahaina, i tha agjencisë Associated Press se Lahaina “dukej si një zonë lufte, thjesht totalisht e shkatërruar”.

Personaliteti i njohur televiziv Oprah Winfrey, banore e ishulli Maui, vizitoi të enjten një qendër evakuimi në anën veriore të ishullit, ku shpërndau jastëkë, shampo, pelena dhe çarçafë.

Ajo tha se kishte qenë atje më parë për t’i pyetur të evakuuarit se për çfarë kishin nevojë. Zyrtarët thonë se zjarret në Maui pritet të jenë fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse e Havait, që nga një cunami i vitit 1961 që vrau 61 njerëz.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...