33.2 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Tiranë/ Finalizohet operacioni “Pretendimi”: Dhunuan dhe kanosën bashkëpronarët e një prone, arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pretendimi”, pas kallëzimit të dy shtetasve, të cilët raportuan se ishin dhunuar dhe kanosur për shkak të një konflikti pronësie.

Ngjarja

Sipas njoftimit zyrtar, L. H. dhe A. C. kallëzuan në polici se pesë shtetas i kishin sulmuar fizikisht dhe i kishin kërcënuar, me pretendimin se njëri prej tyre ishte pronari i vërtetë i një sipërfaqeje toke në zonën e Rrugës së Elbasanit – tokë për të cilën kallëzuesit deklarojnë se e kanë blerë në vitin 2021 nga një tjetër shtetas.

Të arrestuarit dhe personi në kërkim

Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Forca e Posaçme Operacionale u arrestuan:
• E. A., 28 vjeç
• E. B., 31 vjeç
• E. T., 42 vjeç
• A. Sh., 44 vjeç

Të gjithë banues në fshatin Nikël, Krujë, dhe shokë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi E. T., 37 vjeç, i cili pretendon pronësinë e tokës dhe dyshohet si organizatori i dhunës dhe kanosjes.

Akuza dhe hetimet

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka nisur hetimet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Policia ka deklaruar se po punohet intensivisht për kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo prove që lidhet me rastin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...