Tiranë – Një incident i rëndë është regjistruar sot në zonën e Xhamllikut, ku një gardist, pas një sherri me një qytetar, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka kërcënuar me jetë.
Sipas burimeve zyrtare, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë e lënduar, pasi efektivët e komisariatit të zonës ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e konfliktit.
Ngjarja është referuar menjëherë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Kamerat e sigurisë në zonë kanë kapur momentet e sherrit dhe pamjet po analizohen nga grupi hetimor.
Autoritetet bëjnë të ditur se ndaj gardistit priten masa disiplinore dhe penale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e plota të palëve të përfshira.






