22.9 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Tiranë/Makina shpërthen në ecje e sipër si pasojë e rrjedhjes së gazit, lëndohen 4 antarët e një familje

Një makinë ka shpërthyer në ecjen e sipër si pasojë e rrjedhjes së gazit në afërsi të rreth-rrotullimit të Institutit në Kamëz.

Sipas policisë, në makinë ishin katër anëtarë të së njëjtës familje, mes të cilëve edhe dy fëmijë të mitur. Fatmirësisht pjesëtarët e kësaj familjeje kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...