17.2 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Tiranë: Policia sekuestron 300 fishekzjarrë, procedohen dy pronarë dyqanesh

Policia e Tiranës ka sekuestruar rreth 300 fishekzjarrë në dy subjekte të ndryshme, duke nisur procedim penal në gjendje të lirë për dy pronarët e dyqaneve.

Sipas njoftimit zyrtar, në Astir, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 konstatuan një dyqan ku tregtoheshin lëndë piroteknike në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, ndaj pronarit të dyqanit, shtetasit A.Xh., 45 vjeç, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal.

Në një tjetër rast, në rrugën “Dervish Hekali”, shërbimet e Komisariatit Nr.4 konstatuan një tjetër subjekt që tregtonte fishekzjarrë. Edhe në këtë rast, ndaj pronarit të dyqanit, shtetasit B.H., 66 vjeç, u nis procedimi penal në gjendje të lirë.

Si provë materiale u sekuestruan rreth 300 fishekzjarrë. Policia ka theksuar se kontrollet do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin për të parandaluar tregtimin dhe përdorimin e kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.

Policia apelon qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshëm të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve, duke garantuar reagim të menjëhershëm për ndëshkimin e shkelësve të ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...