33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Tiranë – Zbulohet lëndë piroteknike pranë Universitetit Politeknik, policia sekuestron provat dhe nis hetimet

Tiranë, 8 qershor 2025 – Një sasi lënde piroteknike është konstatuar nga shërbimet e Policisë së Tiranës në murin rrethues të Universitetit Politeknik, gjatë kontrolleve rutinë të ditës së djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar, ku konfirmohet se materiali i dyshimtë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të identifikuar poseduesin e lëndës piroteknike.

“Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lëndë piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Ngjarja është referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa burime pranë uniformave blu bëjnë të ditur se nuk ka dyshime për ndonjë akt kriminal të menjëhershëm, por çdo pistë mbetet e hapur deri në përfundimin e hetimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...