27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Tonik natyral për forcimin e imunitetit dhe detoksifikim të organizmit

Para erës së mjekësisë moderne, shërimi i sëmundjeve bazohej në përdorimin e dhuratave të natyrës. Një kurë efikase, me përfitime të shumta shëndetësore, përfshin një kombinim të hudhrës, rrikës pikante, uthullës, qepës dhe xhenxhefilit.

Ky tonik i fuqishëm konsiderohet si një antibiotik natyral, lufton bakteret, mykun dhe virozat. Përmirëson qarkullimin e gjakut, pastron gjakun, forcon imunitetin dhe detoksifikon organizmin.

Përbërësit:

700 ml uthull molle
Treçerek filxhani me hudhër të grirë hollë,
Treçerek filxhani me qepë të grirë hollë,
2 speca djegës,
Treçerek filxhani me xhenxhefil të grirë,
2 lugë gjelle rrepë pikante të grirë hollë,
2 lugë gjelle me shafran Indie.

Përgatitja:

Përziejini mirë të gjitha përbërësit (përveç uthullës së mollës) në një enë të thellë.
Hidhini përzierjen në një kavanoz qelqi.
Shtoni uthullën e mollës deri sa përbërësit të mbulohen plotësisht.
Mbylleni kapakun, tundeni, dhe vendoseni në një vend të freskët e të thatë për 2 javë.
Çdo ditë, tundeni kavanozin disa herë. Pas dy javësh, kulloni lëngun nëpërmjet një nape ose kullese plastike.
Toniku mund të konsumohet çdo ditë. Shtrydhini mirë napën për të liruar të gjithë lëngun. Mund ta përdorni edhe në kuzhinë, duke e përzier me vaj ulliri për sallata apo gjellëra të ndryshme.

Si Të Përdorni Tonikun Për Shëndet Të Mirë:

Filloni me një lugë gjelle çdo ditë për të forcuar imunitetin.
Rriteni gradualisht deri në një gotë të vogël çdo ditë.
Në rast të infeksionit apo sëmundjeje, merrni një lugë gjelle çdo 5-6 orë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...