3.5 C
Tiranë
Tuesday, February 24, 2026
spot_img

Tragjedi në Austri, humb jetën kushëriri i mesfushorit Valon Berisha – lojtari dëshmitar i aksidentit

Një aksident fatal është regjistruar në Austri, ku ka humbur jetën kushëriri 38-vjeçar i mesfushorit shqiptar të FC Zürich, Valon Berisha.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në autostradën Westautobahn, ku furgoni me të cilin udhëtonte viktima ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një barrierë anësore.

Në momentin e aksidentit, Valon Berisha ndodhej në një automjet që lëvizte përpara furgonit dhe e ka parë ngjarjen përmes pasqyrës së pasme. Mesfushori është ndalur menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, së bashku me disa kalimtarë të tjerë, deri në mbërritjen e shërbimeve të emergjencës.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, 38-vjeçari është shpallur i vdekur në vendngjarje.

Në një reagim zyrtar, FC Zürich ka shprehur tronditjen për humbjen tragjike dhe ka sqaruar se lojtari nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në aksident, por ishte dëshmitar i tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Londrimi è pérshendeti nga “Big Brother VIP Kosova” aktoren Demet Özdemir,reagimi i aktorës turke...

0
Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” ka kapur sërish vëmendjen e publikut me një moment viral që përfshin yllin turk të serialeve, Demet Özdemir....

Abdixhiku: “Për presidentin kemi vetëm dy rrugë, nevojitet konsensus politik brenda 90 ditëve”

0
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, foli për mediat pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti në Kuvend, duke i kushtuar vëmendje...

Bardhi: “Rama urdhëroi 5 anëtarët e PS të mbrojnë Belinda Ballukun, SPAK vërteton rrezikun...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, komentoi sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen...

Gjykata rrëzon kërkesën e Anila Bishës për pezullimin e “Diellës”

0
Gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën për sigurimin e padisë së aktorës Anila Bisha ndaj AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave. Bisha kishte...

“Masa e pezullimit është e mjaftueshme”, thotë Balla për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut

0
Në përfundim të mbledhjes së Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet, Taulant Balla deklaroi se qëndrimi i pesë anëtarëve të Partisë Socialiste është kundër kërkesës...