23.6 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Për dy vite Ono nuk ka qenë në shtëpi” – Selin rrëfen momentet e vështira në “Big Brother VIP 5”

Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP 5”, banorët ndanë historitë e tyre personale dhe të vështira, duke prekur jo vetëm njëri-tjetrin, por edhe publikun. Mes lotësh, Selin tregoi një përvojë të vështirë që lidhet me vëllain e saj, Ono, i cili kaloi një krizë epileptike në mënyrë të papritur dhe nuk dinin si ta ndihmonin.

“Si fillim dua ti kërkoj falje Onos nëse mërzitet që po e ndaj me ju këtë. Në shtëpinë tonë kishte ardhur një nga hallat dhe unë isha në dhomën time me një nga kushërirat. Dëgjoj shumë ulërima dhe atë natë luante Shqipëria, nuk e di me kë, një ndeshje shumë e rëndësishme. Mendova se ka bërë gol dhe ishin brohorima gëzimi. Kur dal nga dhoma shikoj që Ono po kalonte një krizë epileptike dhe ne ishim vetëm, mami u tremb shumë dhe askush nuk dinte ta ndihmonte se nuk e kishim përjetuar kurrë, nuk e dinim ça bëhej në këtë rast,” tregoi Selin.

Ajo shtoi se netëve të mëvonshme kishte vështirësi të flinte, pasi krizat ndodhnin natën dhe ajo donte të ishte e gatshme për të reaguar sa më shpejt. “Ulesha në këtë pozicion dhe lutesha në mënyrën time për të gjetur një zgjidhje, një shpëtim. Ono vetëm i përsëritej kjo,” tha ajo.

Gjyshërit e saj në Amerikë u përfshinë për të marrë Onon për ndihmë mjekësore dhe për ta mbajtur situatën nën kontroll. Selin përfundoi rrëfimin duke theksuar dhimbjen e saj për mungesën e vëllait në shtëpi për dy vite: “Aty kam patur një tjetër thyerje shumë të madhe se nuk isha mësuar të jetoja pa prezencën e tij në shtëpi. Për dy vite Ono nuk ka qenë në shtëpi, ka jetuar në Amerikë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...