23.6 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Tragjedi në Austri, humb jetën kushëriri i mesfushorit Valon Berisha – lojtari dëshmitar i aksidentit

Një aksident fatal është regjistruar në Austri, ku ka humbur jetën kushëriri 38-vjeçar i mesfushorit shqiptar të FC Zürich, Valon Berisha.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në autostradën Westautobahn, ku furgoni me të cilin udhëtonte viktima ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një barrierë anësore.

Në momentin e aksidentit, Valon Berisha ndodhej në një automjet që lëvizte përpara furgonit dhe e ka parë ngjarjen përmes pasqyrës së pasme. Mesfushori është ndalur menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, së bashku me disa kalimtarë të tjerë, deri në mbërritjen e shërbimeve të emergjencës.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, 38-vjeçari është shpallur i vdekur në vendngjarje.

Në një reagim zyrtar, FC Zürich ka shprehur tronditjen për humbjen tragjike dhe ka sqaruar se lojtari nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në aksident, por ishte dëshmitar i tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...