24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Tragjedi në Konispol: Një burrë vret bashkëshorten dhe ndërron jetë pas konfliktit me djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shalës, Konispol, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas është përfshirë në një konflikt të dhunshëm me djalin e tij, i cili rezultoi fatale për të.

Sipas raportimeve, rreth orës 07:00 të mëngjesit, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka sulmuar bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe, duke e goditur me një sopatë dhe duke i marrë jetën. Pas kësaj ngjarjeje, H. I. është përfshirë në një konflikt të ashpër me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç. Ky i fundit ka hedhur të atin nga shkallët e banesës, si pasojë e së cilës 69-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë për ngjarjen është si më poshtë:

“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe. Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.”

Pas marrëveshjes së njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol janë angazhuar menjëherë dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit K. I. në ambientet e Policisë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të ndjekur procedurat e mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...