27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Tragjedi në Meksikë: Influenceria e njohur gjendet e vrarë bashkë me familjen në një kamion

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën, pasi një influencere e njohur, Esmeralda Ferrer Garibay, 32 vjeçe, u gjet e vdekur brenda një kamioni, së bashku me bashkëshortin e saj, 36-vjeçar, dhe dy fëmijët e tyre, një djalë 13 vjeç dhe një vajzë vetëm 7 vjeçe.

Trupat e pajetë u zbuluan javën e kaluar në qytetin Guadalajara, por identitetet e viktimave u konfirmuan vetëm dje nga autoritetet. Familja ishte zhvendosur së fundmi në qytet për arsye pune dhe jetese.

Hetuesit dyshojnë se bashkëshorti i Garibay mund të ketë qenë shënjestra e sulmit, megjithatë motivacioni i vërtetë mbetet ende i paqartë dhe hetimet vijojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky rast tronditës vjen pak ditë pas një tjetër tragjedie të rëndë në Fontana, Kaliforni, ku influencuesja Gloria Zamora, 40 vjeçe, dhe partneri i saj, Hector Garduno, 43 vjeç, u ekzekutuan në parkingun e një restoranti sushi. Autori i dyshuar, bashkëshorti nga i cili Zamora po divorcohej, u vra pak më pas nga një zëvendës sherif jashtë detyrës.

Ngjarjet e fundit kanë shkaktuar tronditje të madhe në rrjetet sociale dhe kanë ngritur shqetësime për rritjen e dhunës ndaj figurave publike dhe sigurinë e familjeve të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...