30.9 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Tragjedi në Perugia: Vritet me thikë 23-vjeçari shqiptar, Hekuran Cumani

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Perugias në Itali, ku gjatë natës është vrarë me thikë 23-vjeçari me origjinë shqiptare, Hekuran Cumani. I riu, i lindur dhe rritur në Fabriano, por me rrënjë shqiptare, u qëllua për vdekje pas një sherri që nisi për motive të kota dhe përfundoi në tragjedi.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në parkingun pranë Fakultetit të Matematikës, aty ku Hekurani ndodhej me disa miq pas një mbrëmjeje argëtimi. Pas disa ndalesave në lokale, grupi ishte drejtuar drejt barit “110 Caffè”, ku ndodhi përplasja fatale me një tjetër grup të rinjsh, gjithashtu të huaj, por banorë të Perugias.

Debati verbal mes dy grupeve degjeneroi shpejt në dhunë. Një prej të rinjve e goditi Hekuranin me thikë në zonën e qafës dhe gjoksit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Gjurmët në vendngjarje tregojnë se 23-vjeçari është përpjekur të largohet për disa metra, përpara se të rrëzohej pranë hyrjes së fakultetit.

Mjekët që mbërritën në vend nuk mundën ta shpëtonin, ndërsa policia italiane ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Miqtë e viktimës janë marrë në pyetje dhe kanë dhënë detaje të rëndësishme për dinamikën e ngjarjes.

Sipas burimeve të hetimit, motiv i krimit ka qenë një konflikt i çastit, pa lidhje me çështje droge apo universitare. Autoritetet po punojnë për rikonstruktimin e plotë të ngjarjes, ndërsa qyteti i Perugias është tronditur nga kjo vrasje absurde që i mori jetën një të riu vetëm 23 vjeç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...