16.9 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Tragjedi në Serbi: Përmbyset autobusi me punëtorë, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në veriperëndim të Serbisë, ku një autobus që transportonte punëtorë të një fabrike është përmbysur, duke shkaktuar tre viktima dhe dhjetëra të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi në rrugën Sremska Mitrovica – Jarak, rreth 70 kilometra nga Beogradi. Sipas Ministrisë së Brendshme serbe, autobusi dykatësh doli nga rruga për arsye ende të paqarta dhe përfundoi në një kanal anësor. Shoferi është arrestuar ndërsa hetimet për shkakun e aksidentit vijojnë.

Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë autobusin e shkatërruar plotësisht, të përmbysur në rrugë, ndërsa ekipet e emergjencës punonin për nxjerrjen e pasagjerëve të bllokuar. Fillimisht u raportua për dy viktima, por më vonë një tjetër pasagjer ndërroi jetë në spital.

Sipas drejtorit të spitalit lokal, Vojislav Mirnić, nga 61 persona të shtruar, 39 vazhdojnë të trajtohen, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Autobusi transportonte punëtorë të kompanisë HealthCare, që prodhon jastëkë dhe dyshekë me material “memory foam”, pjesë e një kompanie kineze që operon në Serbi.

Autoritetet serbe po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse shkaku i tragjedisë ishte gabim njerëzor, defekt teknik apo kushtet e rrugës, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga aksidenti më i rëndë i viteve të fundit në atë zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...