34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tragjedia e Irida Hasallës: 10 vjet jetesë në Belgjikë plotë me dhimbje dhe luftë kundër Tumorit

Irida Hasalla, 28 vjeçe, jetonte në Belgjikë për 10 vite dhe kishte dokumente të rregullta. Pas vdekjes së motrës së saj dhe humbjes së të atit shumë vite më parë, kishte mbajtur emrin e motrës së vdekur. Kthehuar në Shqipëri me një qëllim të veçantë, për të kryer një ndërhyrje plastike të heqjes së dhjamit, ishte gati të ndryshonte pamjen.

Megjithatë, tragjedia goditi familjen e saj pas një operacioni fatal në spitalin “Amerikan 2” në Tiranë. Tumori që e kishte prekur në mitër dhe vezore e bëri të shkonte në spital, por rezultoi se situata do të përkeqësohej.

Arenc Hasalla, vëllai i Irides, thotë se ajo ishte e vendosur të ndryshonte pamjen dhe ishte inkurajuar nga mjekët se operacioni ishte i sigurtë. Megjithatë, familja beson se mjekët nuk kanë respektuar procedurat për një rast të tillë, duke lejuar Iridën të nënshkruajë për një operacion që sipas tyre nuk duhej të kishte ndodhur.

Në ditën e ndërhyrjes, Irida ishte e lumtur dhe kishte bërë përgatitje personale për të ndryshuar pamjen. Familja shprehet se mjekja nuk duhej ta pranonte operacionin për një person me histori të kancerit, duke konsideruar që narkoza nuk pranohej nga trupi në këto raste.

Për operacionin, familja thotë se paguan 4 mijë euro, të cilat u dorëzuan me urgjencë në orët e vona të mbrëmjes. Megjithatë, pas një periudhe të shkurtër e ndjekur nga gëzimi i pasoperacionit, një ngjarje e papritur shpërtheu kur Irida u rrëzua në tokë dhe u vu në diagnostik me trombozë.

Familja akuzon mjekët dhe spitalin për mosrespektim të procedurave dhe ka bërë ankesë në polici. Hetimet janë duke u zhvilluar për të zbardhur shkaqet e vdekjes së pashpjegueshme të Irides Hasalla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...