33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tragjedia në Alabama: Të paktën katër persona të vrarë nga të shtënat

Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në një nga zonat më të njohura argëtuese në Birmingham, Alabama, të Shteteve të Bashkuara. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje, sipas Departamentit të Policisë së Birminghamit.

“Rreth orës 23:00 u raportuan shumë të shtëna armësh mbi një grup njerëzish në zonën Five Points South,” tha oficeri i policisë, Truman Fitzgerald. Policia gjeti trupat e dy burrave dhe një gruaje në vendin e ngjarjes, ndërsa një viktimë e katërt vdiq nga plagët e plumbave në spital.

Shtë e paqartë se si ndodhi ngjarja dhe çfarë i shtyu autorët drejt këtij akti të rëndë. Disa agjenci të zbatimit të ligjit po ndihmojnë në hetim, sipas Fitzgerald. Policia e Birminghamit ka kërkuar që bizneset në zonë të ofrojnë pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, duke inkurajuar gjithashtu publikun të kontaktojë me çdo informacion përkatës.

“Të jeni të sigurt, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që të zbulojmë, identifikojmë dhe gjurmojmë se kush ishin autorët përgjegjës për këto vrasje,” tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...