6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Tragjedia në Shkodër, vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën: Folëm shumë pak, por…

Shkëlzen Bushati, vëllai i Alma Arrazit, ka rrëfyer detaje të ndodhurave në lidhje me ngjarjen tragjike në Shkodër, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna së bashku me tre fëmijët e saj, në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” me moderatoren Evis Ahmeti.

Ai ka bërë të ditur se kishte pasur komunikim të fundit me Almën më datën 1, por pas kësaj nuk kishte biseduar më me të. Në lidhje me konfliktet mes çiftit, ai rrëfeu se kishte dijeni për një lidhje të bashkëshortit të Almës, duke shtuar se këto konflikte çuan në tragjedinë e rëndë.

Sipas tij, ky konflikt kishte ndodhur për herë të fundit në datën 1, dhe pas një periudhe të shkurtër komunikimi mes tyre u rikthye, por më pas problemet filluan sërish.

“Për herë të fundit me Almën kam folur në datën 1, që më ka uruar për diçka dhe nuk kam folur më. E pyeta si je si po shkojnë punët, kaq.
Mora vesh që ky kishte një lidhje, ne e dinim dhe për këtë arsye ka debatuar motra. Ndenji pak kohë tek ne, komunikoi sërish me bashkëshortin sepse ai i tha dua që të rri me ju. Ajo u kthye por ai nisi sërish.Kunati e ka tradhtuar motrën me të njëjtën vajzë. Unë vetë nuk e njoh.
Nuk di nëse motra e njihte. Thjeshtë më kishte thënë që dyshonte për një vajzë.
Motra i ka kapur telefonin, i ka pasur edhe video.
Alma me Erdgysin kanë 10-12 vite të martuar. Janë marrë me dashuri jo me shkuesi”, tha ai për gazetaren Anila Ahmataj.

Ai rrëfeu gjithashtu se kunati e kishte tradhtuar motrën me të njëjtën vajzë, por nuk e njihnin personalisht atë. Sipas tij, motra e tij dyshonte për një lidhje të tillë, duke përshkruar situatën si të dhimbshme për familjen.

Shkëlzen Bushati gjithashtu vuri në dukje se Alma dhe bashkëshorti i saj kishin qenë të martuar për 10-12 vjet dhe e kishin përjetuar marrëdhënien me dashuri dhe përkushtim, jo me konflikte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...