31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Tragjedia në Tiranë: Vëllai vret vëllain dhe veten pas një konflikti pronësie

Një ditë pasi festoi ditëlindjen 63-të, Vehap Cani i shkoi në shtëpinë dykatëshe vëllait të tij 68 vjeçar, Lulëzimit. Nusja e djalit u çoi kafe ku dy burrat ishin ulur në katin e parë, por akoma pa i pirë ato, Vehapi nxori pistoletën nga brezi dhe shtiu me një plumb vëllain. Pas pak minutash, kohën kur gratë e familjes së Lulëzimit vunë kujën, 63-vjeçari vret veten.

“Dëgjova teksa bërtisnin gratë kur i gjetën. Nuk i njohim. Vëllai nuk rri këtu me qira!”- Kështu u shpreh pronarja që ia ka dhënë me qira shtëpinë Lulzim Camit dhe familjes së tij, në rrugën ‘Xhon Belushi’ në zonën e Freskut të Tiranës, aty ku dhe ndodhi vrasja e dyfishtë.

Besohet se në fillim kanë debatuar verbalisht, dhe më pas ndodhi tragjedia. Për fat asnjë pjesëtarë tjetër i familjes, nuk u lëndua.Të dy vëllezërit Cami me origjinë nga Tërbaçi i Bulqizë, pas viteve ’90 ishin shpërngulur, në Tiranë. Vehapi jetonte në Farkë.

Në atë çfarë thuhet deri tani, dyshohet se midis dy vëllezërve prej vitesh ekzistonte një konflikt prone në fshatin e tyre, në Tërbaç, në kufi me Maqedoninë e Veriut. Por në policinë e Bulqizës, Report Tv i thonë, se nuk ka asnjë denoncim, apo incident të regjistruar për mes palëve.

Të parët që po merren në pyetje janë familjarët në vendin e ngjarjes, aty ku dhe hetuesit besojnë të zbardhin shkakun e saktë që çoi deri në vrasjen e Lulzim dhe Vehap Canit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...