29.7 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Treni I pasagjerëve del nga shinat në Gjermani, disa viktima dhe të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Baden-Württemberg të Gjermanisë, ku një tren pasagjerësh doli nga shinat duke shkaktuar viktima dhe disa të plagosur.

Sipas Agjencisë Gjermane të Shtypit (DPA), ngjarja ndodhi rreth orës 18:10 pranë Zwiefaltendorf, në rrethin Biberach. Dy vagonë të një treni ekspres rajonal të Deutsche Bahn doli nga shinat, ndërsa në bord ndodheshin rreth 100 pasagjerë.

“Të paktën tre persona janë plagosur, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore,” bëri të ditur një zëdhënës i Policisë Federale në Stuttgart.

Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë vagonë të përmbysur, zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi duke punuar për të nxjerrë pasagjerët e bllokuar. Britmat e njerëzve janë dëgjuar ndërsa ndihma vijon.

Autoritetet gjermane e kanë trajtuar fillimisht rastin si një “incident me viktima masive”, duke angazhuar ekipe emergjence nga qytete të ndryshme.

Shkaku i aksidentit nuk është përcaktuar ende. Hetimet po shqyrtojnë nëse stuhitë apo pengesa në shina, si rënia e pemëve, mund të kenë shkaktuar daljen e trenit nga shinat.

Ndërhyrja në vendngjarje vijon, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë një raport të detajuar mbi bilancin dhe shkaqet e aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 10 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një mundësi e re mund të shfaqet papritur, ndaj tregohuni të gatshëm të veproni. Në dashuri, komunikimi...

Parashikimi I motit, e Hënë, 10 Gusht 2026

0
Për 10 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i nxehtë veror, me kthjellime dhe diell në pjesën më të madhe të vendit....

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...