12.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Trump braktiset nga avokatët, heqin dorë nga ndjekja e çështjeve

Ekipi ligjor i ish-presidentit Donald Trump po pëson një tronditje të konsiderueshme pas aktakuzës së tij në hetimin e dokumenteve të klasifikuara.

Në një lëvizje të papritur, Trump njoftoi se po largoheshin dy nga avokatët e tij kryesorë, Jim Trusty dhe John Rowley, nga çështja.

Ndër të tjera ish-lideri amerikan shtoi se tashmë Todd Blanche, një avokat mbrojtës që ai punësoi në prill pasi u padit në Manhattan, do të vijonte me çështjen përkohësisht.

Menjëherë pas kësaj, Trusty dhe Rowley lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën ata thanë se po jepnin dorëheqjen tërësisht nga ekipi ligjor.

Ata njoftuan se ishin të bindur se Trump do të shfajësohet në betejën e tij ligjore e cila vijon prej kohësh, teksa theksuan se nuk planifikojnë të dalin në media apo të zbulojnë bisedat që kanë pasur me Trump.

Trump përballet me shtatë akuza penale në lidhje me trajtimin e materialeve të rëndësishme qeveritare që mori me vete kur u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021.

Hetuesit sekuestruan rreth 13,000 dokumente nga pasuria e Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, gati një vit më parë.

Aktakuza e një ish-presidenti amerikan është e paprecedentë në historinë amerikane dhe shfaqet në një kohë kur Trump është kandidati kryesor për president vitin e ardhshëm.

Rasti nuk e pengon Trumpin të bëjë fushatë apo të marrë detyrën nëse do të fitonte zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024. Ekspertët ligjorë thonë se nuk do të kishte asnjë bazë për të bllokuar betimin e tij edhe nëse ai do të dënohej dhe do të dërgohej në burg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...