Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike që zgjati rreth një orë, ku diskutuan zhvillimet e fundit në Iran dhe Ukraine.
Sipas një njoftimi nga Kremlin, biseda u zhvillua në një atmosferë “konstruktive, të sinqertë dhe profesionale”. Gjatë komunikimit, Putin paraqiti disa propozime për menaxhimin e konfliktit në Iran.
Sa i përket situatës në Ukrainë, Kremlini bëri të ditur se presidenti rus theksoi përparimet e forcave ruse në terren dhe sugjeroi se kjo situatë duhet ta shtyjë Kievin drejt negociatave.
Detaje të tjera mbi përmbajtjen e bisedës nuk janë bërë ende publike.






