29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Përplasje në Big Brother VIP: Edisa akuzon Brikenën:”Ke hequr bluzën në mes të emisionit vetëm për..”

Tensione të reja janë regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku Brikena Selmani dhe Edisa Demollari janë përfshirë sërish në një debat të ashpër.

Gjatë një diskutimi mes banorëve, Edisa i përmendi modeles një episod nga një paraqitje e saj televizive, duke e akuzuar se kishte hequr bluzën gjatë një emisioni për të tërhequr vëmendje.

“Ke hequr bluzën në mes të emisionit vetëm për me ndez”, iu drejtua ajo Brikenës.

Modelja reagoi menjëherë, duke sqaruar se në atë moment kishte veshur një bluzë të kuqe dhe se paraqitja e saj kishte qenë në përputhje me imazhin e saj në atë emision.

“Unë kam qenë me bluzë të kuqe dhe aty kam pasur imazhin top. Çfarë problemi ke me mua?”, iu kundërpërgjigj Selmani.

Debati lidhet me një moment nga spektakli Supernova, ku Brikena kishte qenë e ftuar disa muaj më parë, një program i moderuar nga Sara Kolami.

Që nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother VIP, Edisa Demollari ka hedhur disa akuza dhe kritika ndaj Brikena Selmanit, duke krijuar një nga përplasjet më të fore mes banoreve të këtij edicioni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...