25.9 C
Tiranë
Saturday, August 1, 2026

Trup i djegur dhe i prangosur në makinë në Greqi — viktima, një shqiptar: pista të forta për krim mafioz

Një ngjarje makabre ka tronditur Greqinë këtë të premte, pasi autoritetet zbuluan trupin e një shqiptari të djegur dhe të prangosur në sediljen e pasme të një automjeti në një zonë të Athinës.

Sipas mediave greke, makina rezulton e vjedhur dhe me targa të falsifikuara, ndërsa hetimet janë marrë nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar — i njohur si “FBI greke”.

Dyshohet se viktima, ende e paidentifikuar, kishte tre ditë i vdekur në makinë, derisa trupi i tij u zbulua rastësisht nga një gjuetar që kalonte në zonë.

Autoritetet po hetojnë pistën e një ekzekutimi mafioz, duke u përqendruar te lidhjet e mundshme të viktimës me grupe kriminale. Ekspertiza mjeko-ligjore dhe analizat e ADN-së pritet të ndihmojnë në identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes që ka tronditur opinionin publik grek.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna në Peshq më 31 korrik, tre shenjat e zodiakut që pritet të përjetojnë...

0
Hëna kalon në shenjën e Peshqve më 31 korrik, duke sjellë, sipas astrologjisë, një ndikim më të qetë, intuitiv dhe optimist. Me mbylljen e...

Greqia zbulon mbi 2 milionë euro të padeklaruara dhe miliona cigare kontrabandë gjatë kontrolleve...

0
Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) ka publikuar bilancin e kontrolleve doganore për gjysmën e parë të vitit 2026, ku...

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, një drejtues dërgohet në spital

0
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka...

Italia forcon kontrollet kufitare, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së...

0
Italia ka ndërmarrë masa të reja kufitare ndaj Spanjës, pas rritjes së shqetësimeve për flukset migratore dhe sigurinë e hapësirës Shengen. Ministria e Brendshme italiane...

Berisha sulmon reformën territoriale: “Banorët e Poliçanit treguan patriotizëm, duhet të frymëzojnë të gjitha...

0
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke deklaruar se grupi i punës i opozitës në Kuvend ka përgatitur një...