Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka ndjekur nga afër situatën në qytetin Bucha, në veri-perëndim të Kievit.
Ai theksoi se është shumë e vështirë për Ukrainën të negociojë me Rusinë pas mizorive të kryera nga forcat ruse në Bucha.
I rrethuar nga personeli ushtarak, Zelensky tha se situata me të cilën po përballej ishte shumë e vështirë, duke ritheksuar se po ashtu edhe negocimi me Rusinë pas këtyre mizorive të kryera nga forcat ruse , ishte po ashtu edhe më i vështirë për tu arritur.
Zelensky u shpreh se mizoritë e kryera në qytet karakterizojnë “natyrën e ushtrisë ruse” duke shtuar se ata “i trajtojnë njerëzit më keq se kafshët”.
“Është shumë e vështirë të negociosh kur sheh se çfarë kanë bërë këtu”, theksoi presidenti teksa qëndronte në qytet, i rrethuar nga rojet e sigurisë.
Presidenti Zelensky u zotua se vendi “nuk do të ndalet” derisa t’i gjejë përgjegjësit.
“Ne duam që ju t’i tregoni botës se çfarë ndodhi këtu. Çfarë bëri ushtria ruse. Çfarë bëri Federata Ruse në Ukrainën paqësore. Është e rëndësishme për ju të shihni se këta ishin civilë”, shtoi presidenti.