30.5 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Turistja spanjolle lëndohet në Filikur – Ndihmohet nga Policia e Himarës dhe pushuesit

Himarë – Një turiste spanjolle ka marrë ndihmën e menjëhershme të Policisë së Himarës dhe të disa pushuesve të rastësishëm, pasi është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime në kokë në zonën e vështirë të plazhit të Filikurit.

Ngjarja ndodhi këtë të dielë, rreth orës 16:00, kur Salla Operative njoftoi patrullën e rendit të Komisariatit të Policisë Himarë për një shtetase të huaj që kishte pësuar një incident në këtë zonë të izoluar bregdetare.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë u drejtuan në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se turistja spanjolle kishte rrëshqitur, duke pësuar dëmtime në kokë dhe duke mbetur e bllokuar në terrenin e vështirë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të Policisë dhe bashkëpunimit me pushuesit e pranishëm, u bë e mundur nxjerrja e saj nga zona ku ishte lënduar dhe transportimi me ambulancë drejt Qendrës Shëndetësore të Himarës. Aktualisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Himarës shprehu mirënjohje për solidaritetin dhe gatishmërinë e pushuesve që ndihmuan në këtë rast, si dhe theksoi përkushtimin për të ofruar siguri dhe reagim të shpejtë në çdo situatë emergjente për qytetarët dhe turistët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...